• e shtunë, 31 janar 2026

Mot i vranët me borë të kohëpaskohshme

Mot i vranët me borë të kohëpaskohshme

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme të borës. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe pritet që lartësia e shtresës së borës në male dhe në disa vende më të larta të rritet deri 25 centimetra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej  -8 deri -2, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 0 deri 6 gradë. 

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në -6, ajo maksimale do të arrijë deri 2 gradë. 

Në ditët e ardhshme vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me rritje të temperaturave. Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Nga e shtuna në fund të ditës përsëri priten reshje lokale të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta të borës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR