• e enjte, 16 prill 2026

Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell, pasdite dhe gjatë natës reshje lokale shiu dhe erëra të forta

Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell, pasdite dhe gjatë natës reshje lokale shiu dhe erëra të forta

Shkup, 14 pril 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës në pjesët jugore dhe perëndimore do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë lumit Vardar e fortë nga drejtimi juglindor me shpejtësi mbi 60 km/orë. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijnë prej 17 deri në 22 gradë.

Në Shkup, paradite me diell, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bjerë në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 21 gradë.

 

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, paralajmërojnë se deri të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për reshje lokale shiu. Reshjet do të jenë më të bollshme të enjten në pjesët lindore kur do të ketë edhe kushte për shfaqjen e bubullimave të rralla. Do të fryjë erë juglindore, e cila nesër përgjatë lumit Vardar do të arrijë shpejtësi mbi 60 km/orë.

Të premten do të mbajë mot kryesisht me vranësira, ndërsa të shtunën do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Të dielën do të jetë me diell në mëngjes, me shi pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR