Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha më të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në itnerval prej -3 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri 19 gradë Celsius.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:26, 25 mars, 2026
Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha më të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në itnerval prej -3 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri 19 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 19 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), nesër gjatë ditës moti do të jetë stabil, i thatë dhe më i ngrohtë. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar, ndërsa vende-vende përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Nga orët e mbrëmjes rajoni jonë do të jetë nën ndikim të aktivitetit ciklonik i cili do të kushtëzojë kushte për periudhë të motit jostabil dhe më të ngrohtë me reshje lokale të shiut. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të premten, kur do të ketë edhe kushte për dukuri të bubullimave të rralla. Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore, në male dhe në disa nga viset më të larta reshjet do të kalojnë në borë. ab/
Foto: МIА arkivi