Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:18, 23 mars, 2026
Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 15 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira. Pasdite në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të dobëta të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të zbresë deri 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë.
Të martën dhe të mërkurën do të përqendrohet moti stabil. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar deri e fuqishme nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h), ndërsa nga fundi i ditës nën ndikim të valës së lagësht në disa vende priten reshje të shiut. Të premten lokalisht reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa temperatura ditore do të jetë në rënie. ab/
Fotо: МIА arkivi