Mot i ligë në Greqi – janë mbyllur shkollat, mesazhe me paralajmërim dhe ndalesë për lundrim
- Moti i ligë që që nga mëngjesi i sotëm ka përfshirë gjithë Greqinë me reshje të dendura shiu dhe bubullima, reshje dëbore edhe në zona me lartësi të ulët mbidetare edhe erë të fortë, ka rezultuar me mbylljen e shkollave në disa pjesë të vendit, vendosjen e masave mbrojtëse për të punësuarit, dërgimin e mesazheve paralajmëruese për qytetarët, ndërsa në tre portet e Athinës është vendosur ndalesë për lundrim, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 21 janar 2026 (MIA) - Moti i ligë që që nga mëngjesi i sotëm ka përfshirë gjithë Greqinë me reshje të dendura shiu dhe bubullima, reshje dëbore edhe në zona me lartësi të ulët mbidetare edhe erë të fortë, ka rezultuar me mbylljen e shkollave në disa pjesë të vendit, vendosjen e masave mbrojtëse për të punësuarit, dërgimin e mesazheve paralajmëruese për qytetarët, ndërsa në tre portet e Athinës është vendosur ndalesë për lundrim, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Për motin e keq që pritet, dje u mbajtën takime në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, ku u shqyrtuan të gjitha rrethanat dhe u vendos që për rajonet Atikë, Peloponez, Thesali si dhe Greqinë qëndrore dhe veriperëndimore të lëshohet paralajmërim i kuq dhe të jenë në gjendje mobilizimi (Red Code).
Shtesë, u vendos që shërbimi zjarrfikës të jetë në gjendje gatishmërie, me theks të veçantë në zonën Atika, rajonin më të gjerë të Athinës, ndërsa në gjendje të rritur gatishmërie është edhe armata, policia greke dhe shërbimi bregdetar.
Lidhur me motin e keq, nga numri emergjent 112 mbrëmë u dërguan mesazhe banorëve të pesë rajoneve që të kufizojnë lëvizjet e tyre, ndërsa këtë mëngjes të njëjtin mesazh e morën edhe të gjithë ata që ndodhen në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës.
Për shkak të erës së fortë, anijet dhe tragetet mbeten të ankoruara në tre portet në Athinë, pas ndalesës së lëshuar për lundrim.
Shkollat fillore dhe të mesme, si dhe kopshtet, në disa pjesë të Greqisë, përfshirë Athinën, janë mbyllur sot, kurse nxënësit po ndjekin mësim onlajn.
Me vendim të Prefektit të Rajonit të Atikës, Nikos Hardalias, dhe me rekomandimin e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Rreziqeve, Mbrojtjes Civile dhe Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme publike dhe private në të gjithë territorin e Atikës do të mbeten të mbyllura si masë parandaluese.
Hardalas, tha se i dinë "kapacitetet dhe dobësitë e infrastrukturave të vjetra" dhe për këtë arsye zgjedhin një qasje parandaluese, sepse "përgjegjësia ndaj fëmijëve është e qartë dhe nuk toleron rrezikun, dhe kur bëhet fjalë për sigurinë e tyre, ne jemi të detyruar të jemi një hap përpara".
Për të punësuarit edhe në sektorin privat edhe në atë shtetëror, është lëshuar udhëzim për të punuar nga shtëpia në rast se nuk janë në gjendje të arrijnë në vendin e punës, ndërsa paralelisht për të gjithë ata që punojnë në ambient të hapur ekziston ndërprerje e detyrueshme e punës. ls/
Foto: MIA