• e diel, 01 shkurt 2026

Mjegull në akset rrugore Tetovë - Shkup -dhe Tetovë - Kodra e Diellit, Bukovë dhe Gjavatë

Mjegull në akset rrugore Tetovë - Shkup -dhe Tetovë - Kodra e Diellit, Bukovë dhe Gjavatë

Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështi në vende të caktuara. Dukshmëria për shkak të mjegullës është zvogëluar në 100 metra në rrugën Tetovë - Shkup, nga 30 në 40 metra në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit dhe deri në 50 metra në qafat malore Bukovë dhe Gjavatë, njoftoi NP Rrugët e Maqedonisë.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR