• e enjte, 16 prill 2026

Ministria e Financave: Realizim i qëndrueshëm i buxhetit në tremujorin e parë dhe rritje në anën e të ardhurave

Ministria e Financave: Realizim i qëndrueshëm i buxhetit në tremujorin e parë dhe rritje në anën e të ardhurave

Shkup, 3 prill 2026 (MIA) - Ministria e Financave sot njoftoi se realizimi i buxhetit është stabile në tre muajt e parë të vitit 2026, dhe shënoi rritje në anën e të ardhurave.

"Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet arritën në 81.2 miliardë denarë, që paraqesin rritje prej 5,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025. Të ardhurat e përgjithshme tatimore u rritën për 4,7 për qind, me ç’rast rritje më e lartë u regjistrua te tatimi mbi fitimin prej 23,6 për qind dhe tatimi mbi të ardhurat personale prej 12.3 për qind. Kthimi i TVSH-së u rrit për 17,3 për qind, ose ndryshe u kthyen 12 miliardë denarë mjete ndaj ekonomisë. Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga detyrimet e importit janë më të larta për 9,1 për qind. Të ardhurat jotatimore gjithashtu u rritën për 16,4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar", thuhet në kumtesën e Ministrisë. 

Shpenzimet e përgjithshme janë 106.3 miliardë denarë, që paraqesin rritje prej 18,4 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

"Veçanërisht e rëndësishme është rritja e shpenzimeve kapitale, të cilat në tremujorin e parë arritën në 8,3 miliardë denarë, ku rezulton rritje prej 196.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar dinamikë të përforcuar të realizimit të investimeve kapitale", thonë nga Ministria e Financave. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR