• e diel, 01 shkurt 2026

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Tore Sandvik: Situata në NATO është e vështirë

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Tore Sandvik: Situata në NATO është e vështirë

 Oslo, 21 janar 2026 (MIA) - Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Tore Sandvik, sot deklaroi se për shkak të krizës rreth Grenlandës, situata në NATO është e vështirë.

"Situata në NATO është e vështirë për shkak të krizës rreth Grenlandës, por aleatët perëndimorë duhet të kujtojnë se kundërshtari i tyre i përbashkët është Rusia, e cila po rrit praninë e saj ushtarake në Arktik", tha Sandvik,  raportojnë mediat britanike.

 Sipas mendimit të tij, "kërcënimi dimensional për Perëndimin dhe NATO-n është ende Rusia, e cila po rrit bashkëpunimin me Kinën".

 "Rusia vazhdon të forcojë fuqinë e saj ushtarake në Arktik, pavarësisht humbjeve në luftën në Ukrainë dhe problemeve ekonomike. Këto janë kohë të vështira", përfundoi Sandviku.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR