Ministri Minçev në ngjarje kushtuar fuqizimit të bashkëpunimit institucional ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë
- – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në ngjarjen “Fuqizimi i kapaciteteve institucionale: shënimi i bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut”, e cila u organizua nga Ministria e Financave, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Administratës Publike, të cilën MIA e publikon në mënyrë integrale.
- Post By Fitore Curri
- 14:43, 15 dhjetor, 2025
Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në ngjarjen “Fuqizimi i kapaciteteve institucionale: shënimi i bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut”, e cila u organizua nga Ministria e Financave, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Administratës Publike, të cilën MIA e publikon në mënyrë integrale.
Në ngjarje folën ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së, për Sistem Politik Lupço Dimovski dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, të cilët e theksuan rëndësinë e partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë.
Ministri Minçev e përshëndeti bashkëpunimin, duke theksuar se forcimi i kapaciteteve institucionale dhe financiare është me rëndësi thelbësore për funksionimin efikas të administratës publike, menaxhimin transparent të financave publike dhe ofrimin më të mirë të shërbimeve për qytetarët.
Kabineti i ministrit të Administratës Publike