Ministri amerikan i Energjisë vlerëson një rritje të mundshme të vazhdueshme të çmimeve të naftës
- Ministri amerikan i Energjisë, Kris Rajt, deklaroi se çmimet e naftës me siguri do të mbeten të larta dhe mund të rriten edhe më tej derisa të normalizohet transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:02, 14 prill, 2026
Uashington, 14 prill 2026 (MIA) - Ministri amerikan i Energjisë, Kris Rajt, deklaroi se çmimet e naftës me siguri do të mbeten të larta dhe mund të rriten edhe më tej derisa të normalizohet transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit.
Ai, në forumin ekonomik të mbajtur në Uashington, tha se është e mundur që në javët në vijim çmimet e naftës të arrijnë kulmin, pas së cilës do të fillojë një rënie graduale.
"Me siguri që në javët e ardhshme çmimet do të arrijnë pikun, para se të fillojnë të bien", raporton "Bi-Bi-Si" deklaratën e Rajt, i cili theksoi se stabilizimi do të varet nga përfundimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rikthimin e rrjedhës së energjisë.
Ai paralajmëroi se sa më gjatë të zgjasë konflikti, aq më të gjata do të jenë edhe presionet mbi çmimet dhe, rrjedhimisht, pasojat për tregun global të energjisë.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, më herë deklaroi se çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta dhe deri në zgjedhjet e nëntorit, në gjysmën e mandatit të tij. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s