• e martë, 16 dhjetor 2025

Minçev: Administratë racionale, profesionale dhe evropiane, me mbështetjen e SIGMA-s, duke përafruar prioritetet kryesore të reformave

Minçev: Administratë racionale, profesionale dhe evropiane, me mbështetjen e SIGMA-s, duke përafruar prioritetet kryesore të reformave

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, zhvilloi një takim pune me Bagrat Tunjan, udhëheqës i Ekipit për Planifikim Strategjik dhe menaxher shtetëror për Republikën e Maqedonisë në kuadër të SIGMA-s - nismës së përbashkët të OECD-së dhe Bashkimit Evropian.

Fokusi i takimit, sipas Ministrisë së Administratës Publike, ishte i drejtuar drejt racionalizimit, koordinimit dhe përmirësimit të administratës publike që do të jetë në gjendje t'u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe sektorit të biznesit, me theks të veçantë në miratimin e Ligjit për Shërbimin e Menaxhimit të Lartë, i cili do të përcaktojë kritere të qarta, transparente dhe të matshme për përzgjedhjen dhe menaxhimin e personelit menaxherial - një model që do të parandalojë partizimin dhe do të garantojë parimin "më i miri në pozicionet më të përgjegjshme".

Përveç kësaj, u shqyrtuan edhe ndryshimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (LOPOASH), reforma e sistemit të pagave dhe përmirësimi i rregullores që duhet ta bëjë administratën më transparente, koherente dhe funksionale, me kompetenca të qarta dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional.

Përmes këtyre reformave, angazhimi i Ministrisë së Administratës Publike është të krijojë një makineri administrative që do të funksionojë në mënyrë më efikase dhe të përgjegjshme, si themeli i shërbimit civil modern dhe evropian, të cilin ne aspirojmë. sa/

Foto: MAP

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR