• e martë, 24 mars 2026

Mickoski: Sektori elektro energjetik i qëndrueshëm, sfida e vetme çmimi i mazutit, mendohet që shteti të intervenojë ndaj EMV me rreth dy mijë tonë

Mickoski: Sektori elektro energjetik i qëndrueshëm, sfida e vetme çmimi i mazutit,  mendohet që shteti të intervenojë ndaj EMV me rreth dy mijë tonë

Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Sektori i elektroenergjetik në vend është i qëndrueshëm, janë në funksion blloqet në termocentralin Manastir 1 dhe 3. Kemi rreth 80 mijë ton qymyr në deponinë në Manastir, 160 mijë ton në Kërçovë, akumulimet janë në një nivel prej 40 përqind ose kjo do të ishte e mjaftueshme që gjithçka të ndalonte së punuari për rreth një muaj që të kishte energji elektrike të mjaftueshme, por gjithçka tjetër funksionon normalisht në mënyrë që sistemi elektroenergjetik të jetë absolutisht i qëndrueshëm, tha kryeministri Hristijan Mickoski sot në konferencën për shtyp pas seancës qeveritare, në të cilën u morën dy vendime - ulja e TVSH-së për karburantet dhe lirimi i sasive të naftës së mazutit nga rezervat shtetërore, me qëllim që të parandalohet rritja e çmimit të produkteve dhe energjisë elektrike.

Mickoski theksoi se sfidaë të vetme paraqt çmimi i mazutit, sepse ajo është e ndërlidhur me çmimin që e përcakton KRRE-ja dhe për këtë arsye njoftoi se në seancën e ardhshme të rregullt të martën po shqyrtojnë marrjen e një vendimi me të cilin shteti do të ndërhyjë në EMV me një sasi të caktuar të mazutit, afërsisht 2.000 ton.

"Me këtë, nuk do të lejojmë që shpenzimet e kompanisë të rriten, duke marrë parasysh situatën e favorshme hidrologjike dhe konsolidimin e minierave, më në fund mund të themi se në SHA EMV situata është normalizuar dhe është e qëndrueshme, dhe nuk duam të lejojmë që këto çmime më të larta të naftës të shkaktojnë një çekuilibër në portofolin financiar të kompanisë. Ju e dini që ata kryejnë një aktivitet të rregulluar, pastaj e raportojnë atë në KRRE dhe bazuar në këtë edhe bazuar në shpenzimet, rritet çmimi i energjisë elektrike për familjet", tha Mickoski.

Ai shtoi se me këtë ndërhyrje presin që ai çmim të mos rritet, domethënë të ketë një ndikim pozitiv përsëri dhe të ruajë standardin e qytetarëve.

"Dhe kështu, mund të sigurojmë një nivel rekord të ulët të inflacionit, ose rritjen e shpenzimit të jetesës, krahasuar me vendet e tjera në Evropë", theksoi kryeministri. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR