Mickoski para investitorëve në Davos i prezantoi projektet "Ura e Boshkut" dhe "Çebren dhe Galishte"
- Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sonte përmes profilit të tij në Fejsbuk njoftoi se sot ka pasur një takim dypalësh me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnja dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe më pas ka zhvilluar shumë takime dypalëshe me kompani shumëkombëshe.
- Post By Sara Ademi
- 19:58, 22 janar, 2026
Shkup, 22 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sonte përmes profilit të tij në Fejsbuk njoftoi se sot ka pasur një takim dypalësh me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnja dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe më pas ka zhvilluar shumë takime dypalëshe me kompani shumëkombëshe.
Mickoski, siç informoi përmes një video-deklarate, mori pjesë edhe në një panel. Ai foli për projektet në fushën e energjisë dhe për herë të parë prezantoi projektet "Ura e Boshkut" dhe "Çebren dhe Galishte".

"E filluam ditën me një takim dypalësh me Borjana Krishton, e cila është kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnja dhe Hercegovinës, dhe më pas e vazhduam me shumë takime dypalëshe me kompani shumëkombëshe që me të vërtetë kanë shumë rëndësi në sektorin e biznesit në botë. Patëm edhe një panel të suksesshëm ku fola për projekte që janë të rëndësishme për ne, projekte që përfshijnë prodhimin e energjisë elektrike, përmirësimin e kapaciteteve transmetuese të interkonektorëve që transmetojnë energji elektrike dhe gaz. Sot, për herë të parë, prezantova në panel projektet kryesore që do t'i shpallim në periudhën e ardhshme, të cilat janë "Ura e Boshkut" dhe "Çebren dhe Galishte". Jam i bindur se ato tërhoqën vëmendje të madhe nga një numër i madh investitorësh. Pasi mbaroi paneli, ata më kontaktuan dhe shkëmbyem kontakte. I ftova të vinin në Maqedoni, për të prezantuar potencialet që kemi dhe mundësitë e investimit", theksoi kryeministri në deklaratë.

Ai është i bindur se këto projekte do të jenë të suksesshme, se do t’i shtojnë vlerë ekonomisë vendase, si dhe cilësisë së jetës së qytetarëve të Maqedonisë.
Në panel është biseduar për tema që, sipas Mickoskit, janë kyçe në Davos - inteligjenca artificiale, qendrat e të dhënave dhe energjia elektrike.
Kryeministri njofton pjesëmarrjen në një panel tjetër ku do t'ia prezantojë mundësitë e investimeve të Maqedonisë një grupi tjetër investitorësh. sa/
foto: printskrin