• e diel, 01 shkurt 2026

Mickoski për problemin me transportuesit: Patëm një ofensivë diplomatike, ka disa zgjidhje të mundshme

Mickoski për problemin me transportuesit: Patëm një ofensivë diplomatike, ka disa zgjidhje të mundshme

Shkup, 30 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse pret që problemi me transportuesit të tejkalohet javën e ardhshme në takimin e planifikuar në Bruksel me ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha se është e rëndësishme që ka pasur një ofensivë të përbashkët diplomatike me vendet e rajonit dhe se problemi është i njohur nga BE-ja.

"Ky problem me transportuesit është një nga shumë problemet e trashëguara nga më parë. Është e rëndësishme që kemi pasur një ofensivë diplomatike, së cilës i janë bashkuar vendet e rajonit. Është e rëndësishme që problemi është njohur. Është e rëndësishme që ka disa zgjidhje të mundshme dhe pres që të katalizohet një zgjidhje që do ta tejkalojë këtë problem, por problemet nuk ndalen këtu, radhën e kanë kuotat e çelikut, pra ka probleme vazhdimisht, ato janë këtu dhe do të zgjidhen", tha Mickoski në deklaratën për mediat pas promovimit të prioriteteve programore të programit "Erasmus +" për vitin 2026 në Fakultetin Ekonomik në USHCM.

Ai përsëriti se problemi me transportuesit duhet të tejkalohet dhe është i bindur se një zgjidhje është në horizont dhe pret që puna të përfundojë muajin e ardhshëm.

Lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski se nëse problemi me transportuesit nuk zgjidhet, do të ketë kolaps të ekonomisë, Mickoski tha se deklarata e tij ishte më shumë në drejtim se për shkak të bllokadës së vendkalimeve kufitare, nuk do të ketë shkëmbim tregtar midis vendeve.

"Kjo do të ketë më shumë implikime për fqinjin tonë jugor. E dini, qeveria po reagon në Kroaci dhe ministria atje po reagon gjithashtu. U tha më shumë në atë drejtim, pas së cilës u prit me thikë nga opozita, menjëherë u reagua me spin. Përndryshe, qytetarët dhe bizneset nuk duhet të shqetësohen, arritëm të sigurojmë fonde të mjaftueshme në tregun ndërkombëtar për të shlyer borxhet e qeverisë së kaluar dhe me pjesën tjetër të kemi fonde të mjaftueshme për zhvillim dhe që ekonomia e vendit të jetë përsëri një nga të parat në rajon dhe në pesë të parat në Evropë, në mënyrë që ekonomia të vazhdojë të rritet dhe pres që përveç rekordeve që patëm në gjysmën e dytë të vitit 2024 ose 2025, ai trend të vazhdojë në vitin 2026", ka thënë Mickoski.

Të martën, më 3 shkurt, do të mbahet takim me ministrat nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të Komisionit Evropian për të diskutuar problemin e transportuesve nga rajoni në zonën Shengen. Strategjia e re e vizave të BE-së, e paraqitur nga KE, siç u paralajmërua do të ndihmojë transportuesit nga Ballkani Perëndimor, pasi "BE dëshiron të ofrojë rregulla më fleksibile për punëtorët ndërkufitarë".

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR