Mickoski nga Davosi: Maqedonia po forcon infrastrukturën energjetike, po zhvillohen projekte për prodhimin e energjisë elektrike me rëndësi edhe për rajonin
- Maqedonia po forcon linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe të gazit, në kontekst të inteligjencës artificiale. Po ndërtohet një interkonektor gazi me Greqinë, ndërsa po fillojmë ndërtimin e një konektori gazi që do ta lidhë vendin tonë me Serbinë. Këtë e bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara në panelin në Davos, të cilat kishin të bënin me inteligjencën artificiale dhe qendrat e nevojshme të gazit, si dhe me atë se çfarë po bën Maqedonia për të tërhequr investime të huaja direkte krahasuar me Kroacinë dhe Slloveninë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:15, 23 janar, 2026
Shkup, 23 janar 2026 (MIA)- Maqedonia po forcon linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe të gazit, në kontekst të inteligjencës artificiale. Po ndërtohet një interkonektor gazi me Greqinë, ndërsa po fillojmë ndërtimin e një konektori gazi që do ta lidhë vendin tonë me Serbinë. Këtë e bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara në panelin në Davos, të cilat kishin të bënin me inteligjencën artificiale dhe qendrat e nevojshme të gazit, si dhe me atë se çfarë po bën Maqedonia për të tërhequr investime të huaja direkte krahasuar me Kroacinë dhe Slloveninë.
“Sa i përket inteligjencës artificiale, ne po forcojmë linjat tona të transmetimit të energjisë elektrike, por jo vetëm për energjinë elektrike – po ashtu po i forcojmë edhe linjat tona të transmetimit të gazit. Për qendrat e të dhënave, nevojitet një furnizim i qëndrueshëm, do të thosha, me energji elektrike. Pra, dikush duhet të prodhojë një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike për qendrat e të dhënave, në mënyrë që ato të kenë, do të thosha, performanca të shkëlqyera të inteligjencës artificiale. Në këtë drejtim, ne po ndërtojmë një interkonektor gazi me Greqinë, ndërsa tani po fillojmë ndërtimin e një konektori gazi që do ta lidhë vendin tim me Serbinë”, ka thënë Mickoski.
Me këtë sipas tij, do ta rritet kapaciteti i gazit deri në tetë miliardë metra kub në vit, deri tani konsumojmë gjysmë miliardi metra kub në vit, që do të thotë se do të ndërtohen mijëra e mijëra megavat kapacitet i instaluar në termocentrale me gaz, për të furnizuar qendra të reja të të dhënave me energji elektrike.
“Kjo është një shtyllë e një shembulli dhe si Qeveri e pranojmë të gjithë rrezikun institucional. Kjo është diçka që mund t’ua ofrojmë investitorëve si nxitje”, tha Mickoski në Davos.
Për momentin, sipas tij po zhvillohen tre projekte të rëndësishme për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, me vlerë 2 miliardë euro. Informoi se këto projekte nuk janë të rëndësishme vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin.
“Tani po zhvillojmë tre projekte të mëdha në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet. Po flasim për projekte me vlerë 2 miliardë euro. Këto projekte janë shumë të rëndësishme për ne, jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, por këto tre projekte janë gjithashtu strategjikisht të rëndësishme për ne. Dhe jo vetëm për ne, por për rajonin në tërësi”, ka thënë ai.
Duke marrë parasysh ndryshimet klimatike, thekson se rajoni do të ketë nevojë për këto rezerva të ujit të pijshëm, ujë të pastër për pije.
“Të dy projektet janë pjesë e një kaskade që mbështetet në një lumë të madh, të quajtur Cërna Reka. Në rrjedhën e poshtme të kësaj kaskade ndodhet toka bujqësore më e mirë në Evropë, dhe ai rajon njihet si rajoni i Tikveshit”, ka thënë Mickoski.
Shton se për momentin jemi të fokusuar te energjia, ndërkohë siç thekson, kemi edhe prioritete të tjera.
“Por me shumë gjasë ju dëshironi të flisni më shumë për inteligjencën artificiale. Po ashtu dëshironi të flisni për energjinë elektrike dhe për të gjitha ato projekte që lidhen disi me këto dy çështje shumë të rëndësishme, jo vetëm në vendin tim, por edhe këtu në Davos. Shumë shpesh dëgjojmë politikanë që flasim për inteligjencën artificiale. Pyes veten nëse të gjithë ata e kuptojnë thelbin e inteligjencës artificiale apo thjesht e përdorin inteligjencën artificiale si një fjalë të popullarizuar, si dy fjalë të popullarizuara. Doktoratën time e kam përfunduar para 16–17 vitesh dhe kam përdorur një algoritëm fazi logjik për kontrollin e robotëve manipulues. Pra, praktikisht, ky ishte fillimi i inteligjencës artificiale”, theksoi Mickoski.
Foto: Printskrin