• e diel, 01 shkurt 2026

Mickoski: Jam i kënaqur me përdorimin e vauçerëve për pajisje elektronike për studentët

Mickoski: Jam i kënaqur me përdorimin e vauçerëve për pajisje elektronike për studentët

Shkup, 30 janar 2026 (MIA)- Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se në tërësi janë shfrytëzuar kuponët prej 15 mijë denarë për tabletë dhe pajisje elektronike për studentët.

"Është shfrytëzuar plotësisht, shifra e përgjithshme është shfrytëzuar, gjë që na gëzon veçanërisht, pasi kjo ndodh për herë të parë. Interesi ishte vërtet befasues për ne. Ne premtuam se të gjithë studentët, pavarësisht nëse janë studentë të universiteteve private apo shtetërore, do të jenë shfrytëzues të këtyre kuponëve dhe jemi të kënaqur me shkallën e shfrytëzimit. A mjaftojnë 15.000 denarë, mbase jo plotësisht. Por, a mund të blihet me to një pajisje elektronike që do të shërbejë në të ardhmen, po, mundet“, ka thënë Mickoski.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR