Mickoski: Ende qëndron oferta për rritjen e pagave të cilën e refuzoi LSM-ja
- – Parimisht e mbështes çdo nismë të çdo punëtori që del në mënyrë demokratike dhe e kërkon të drejtën e tij për pagë më të lartë. Dhe këtu duhet të gjithë të jemi të bashkuar mbi interesat partiake se çdo punëtor që dëshiron pagë më të lartë duhet të mbështetet, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Fitore Curri
- 15:17, 29 janar, 2026
Shkup, 29 janar 2026 (MIA) – Parimisht e mbështes çdo nismë të çdo punëtori që del në mënyrë demokratike dhe e kërkon të drejtën e tij për pagë më të lartë. Dhe këtu duhet të gjithë të jemi të bashkuar mbi interesat partiake se çdo punëtor që dëshiron pagë më të lartë duhet të mbështetet, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Dragana Arsova nga VMRO-DPMNE në Kuvend theksoi se Qeveria është ajo që ndërmjetëson në këtë dialog dypartiak ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve, dhe se kjo është sjellje parimore dhe e pjekur dhe ashtu duhet të sillet çdo qeveri.
Por, theksoi, udhëheqësia e LSM-së dje ka publikuar shumë të pavërteta, konstruksione dhe ofendime, duke shprehur dëshpërim, nga siç tha, ata të cilët duhet të jenë avangardë dhe udhëheqës, dhe para së gjithash njerëz me vetëdije intelektuale, treguan se janë plotësisht të politizuar, të instrumentalizuar dhe të udhëhequr nga urrejtja dhe mllefi, ndaj kësaj qeverie.
Qeveria, si punëdhënësi më i madh, nënvizoi kryeministri, është përgjegjëse ndaj kolegëve të saj, ndaj qytetarëve dhe në fillim të mandatit të saj nënshkroi marrëveshje kolektive për periudhën 2024/2028 me sindikatat në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës, kujdesit shëndetësor për mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë. Paga më të larta morën edhe punonjësit në ministritë e punëve të brendshme, të mbrojtjes, qendrat e punës sociale, institucionet, agjencitë, organet rregullatore...
“Diku rreth 95 për qind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve. Pra, kemi pasur dialog me të punësuarit tanë, me kolegët tanë dhe e kemi përfunduar atë dialog me një marrëveshje kolektive. Ne si punëdhënës jemi përgjegjës dhe së bashku me përfaqësuesit e kolegëve tanë, i kemi rregulluar marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin”, tha Mickoski.
Nënvizoi se pagë më e lartë duhet të kërkohet nga punëdhënësit dhe se adresa e vërtetë për protesta ishin punëdhënësit, por, siç theksoi, edhe ata që shtatë vjet ishin qeveri, e vidhnin dhe shkatërronin shtetin, përfshirë edhe punëtorët dhe e shantazhonin biznesin.
Shërbimeve administrative përkujtoi se që në vitin e kaluar u kishin ofruar rritje të pagave nga marsi i vitit 2026 deri në periudhën e njëjtë të vitit 2028 për rreth 40 për qind, nën kushtin për gjetjen e formulimit të një marrëveshje të përbashkët kolektive, që ishte refuzuar nga LSM.
“Paga aktuale duhet të jetë baza, e cila tani sigurisht do të rritet, dhe kjo shumë duhet të rritet me tetë për qind. Tani në prill 2026. Kjo është iks para. Vitin tjetër, njëzet e shtatë, ato iks para duhet të rriten përsëri me pagën minimale dhe ajo shumë me tetë për qind të tjera. Kjo është ipsilon para. Këto ipsilon para duhet të rriten përsëri në njëzet e tetën me pagën minimale dhe ajo shumë duhet të rritet përsëri me tetë për qind. Që do të thotë se nga prilli i këtij viti deri në prill 2028, rritja do të jetë rreth 40 për qind, me nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive individuale ose të degëve”, shpjegoi Mickoski.
Theksoi se opsioni i ofruar ende qëndron në tavolinë për të gjithë nëpunësit administrativë dhe se kur kjo do të zgjidhet 99 për qind e administratës do të kenë marrëdhënie të rregulluar me Qeverinë si punëdhënës. fc/
Foto: MIA