• e diel, 01 shkurt 2026

Mickoski dhe Gjorgjievski në ndërtimin e fazës së parë të bulevardit "Maqedonia"

Mickoski dhe Gjorgjievski në ndërtimin e fazës së parë të bulevardit

Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot do të marrin pjesë në shënimin e fillimit të ndërtimit të fazës së parë të bulevardit Maqedonia, përkatësisht qasjet hyrëse dhe dalëse në kalimin nëntokësor nën kompleksin banesor-tregtar "Limak" në qendër të qytetit.

Siç njoftuan nga Shërbimi për shtyp i Qeverisë, është parashikuar deklarata për mediat të japë kryeministri Mickoski dhe kryetari Gjorgjievski. sa/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR