• e martë, 16 dhjetor 2025

MF: Regjistrohen fletobligacionet e qytetarëve prej mbi 2 miliardë denarë fletobligacione

MF: Regjistrohen fletobligacionet e qytetarëve  prej mbi 2 miliardë denarë fletobligacione

 Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Mbi 2 miliardë denarë ose 33 milionë euro u regjistruan sa i përket fletobligacioneve të qytetarëve nga emetimi i tretë për të cilin prospekti u publikua më 26 nëntor, ndërsa ankandi u mbajt ditën e sotme. Interesi ishte dukshëm më i lartë se vlera e publikuar në prospektin në vlerë prej 100 milionë denarësh, informon Ministria e Financave.

 Në ankand u regjistruan fletobligacione të qytetarëve nga 1543 qytetarë. Një fletobligacion i qytetarëve kishte vlerën 10.000 denarë, me ç’rast afatizimi është 2 vjet dhe norma e interesit 4.5% në nivel vjetor. Fletobligacionet e qytatarëve do të regjistrohen në emrat e qytetarëve në Depozituesin Qendror të Letrave me Vlerë.

 Ministria e Financave thekson se data e maturimit të emetimit të tretë të fletobligacioneve të qytetarëve është 19 dhjetor 2027. Pagesa e interesit për vitin e parë maturon më 19 dhjetor 2026, ndërsa për vitin e dytë më 19 dhjetor 2027.

 Paraprakisht, Ministria e Financave ka emetuar dy emetime të fletobligacioneve të qytetarëve në vlerë të përgjithshme prej 41.1 milionë eurosh, të cilat janë paguar tashmë së bashku me interesin për të dyja vitet. Në emetimin e parë, u regjistruan fletobligacione në vlerë prej 23.5 milionë eurosh, ndërsa në emetimin e dytë, 17.6 milionë euro.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR