• e diel, 01 shkurt 2026

MEMLPM: Të ardhura rekorde nga kompensime koncesionale për eksploatimin e lëndëve të para minarele në vitin 2025

MEMLPM:  Të ardhura rekorde nga kompensime koncesionale për eksploatimin e lëndëve të para minarele në vitin 2025

Shkup, 30 janar 2026 (MIA) - Pagesa e kompensimit koncesional për eksploatimin e lëndëve të para minarele në vitin 2025 ka arritur nivel rekord të lartë. Pagesa për vitin 2025, me gjithsej 1.223.455.203,00 denarë, paraqet progres historik dhe bazë të fuqishme për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të koncesioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale.  

Sipas Ministria, në vitin 2025 janë lidhur 289 marrëveshje për koncesione, me ç'rast janë paguar  1.223.455.203,00, për dallim nga viti 2024 kur janë lidhur 342 kontrata, ndërsa janë paguar 561.544.717,00 denarë. Kjo, thonë nga Ministria paraqet rritje të pagesës prej 218 për qind.

Siç thonë nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, këto rezultate kyçe janë pasojë e drejtpërdrejtë e aktiviteteve të përkushtuara të Ministrisë për të përmirësuar mbledhjen dhe për të forcuar kontrollin mbi detyrimet e koncesionarëve, duke përfshirë kontrolle të intensifikuara inspektuese dhe verifikime në terren, dërgimin e paralajmërimeve me shkrim dhe procedurave kundërvajtëse për vonesë në pagesën e detyrimeve, ndërprerjen e njëanshme të 46 kontratave me koncesionarët që nuk i përmbushën detyrimet e tyre ligjore (mospagesë, shkelje mjedisore, zgjerim i paautorizuar i fushave, transferim i koncesionit në kundërshtim me ligjin), hyrjen në fuqi të Tarifës së re nga 1 janari 2025, e cila rriti shumën e tarifave të koncesionit në 100 për qind, si dhe koordinim më të mirë midis Ministrisë dhe komunave.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, thonë nga atje, mbetet e përkushtuar në vendosjen e standardeve më të larta për menaxhim transparent dhe korrekt me resurset natyrore. Këto rezultate janë dlëshmi për përcaktimin tonë që t'i përforcojnë përfitimet ekonomike nga eksploatimi i lëndëve të para minarale, njëkohësisht duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje për bashkësitë lokale. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR