• e martë, 24 mars 2026

Meloni dhe Makroni në një bisedë telefonike theksuan mbështetjen ndaj vendeve të Gjirit dhe sigurinë e Qipros

Meloni dhe Makroni në një bisedë telefonike theksuan mbështetjen ndaj vendeve të Gjirit dhe sigurinë e Qipros

Romë, 5 mars 2026 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron në një bisedë telefonike theksuan mbështetjen e tyre për shtetet e Gjirit për shkak të sulmeve të pajustifikuara nga Irani dhe sigurinë e Qipros, informoi Zyra e kryeministres italiane.

"Dy liderët diskutuan implikimet e konfliktit në Iran për rajonin e Lindjes së Mesme dhe situatën globale, me fokus të veçantë në ndikimin e armiqësive në lirinë e lundrimit", thuhet në komunikatë, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Meloni dhe Makroni gjithashtu "riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të mbështetur shtetet e Gjirit të prekura nga sulmet e paarsyeshme iraniane, sigurinë e Qipros dhe shmangien e përshkallëzimit ushtarak në Liban", shtohet në deklaratë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR