Me ndryshimet në ligjet për policinë dhe punë të brendshme kthehet Departamenti për punë të brendshme – Shkup
- Në kuadër të seancës së 81-të plenare, deputetët sot pranuan nevojën për ndryshime në Ligjin për punë të brendshme dhe Ligjin për policinë, në procedurë të shkurtuar me çka mundëson ndryshim organizativ, përkatësisht transformim të Sektorit të punëve të brendshme Shkup në Departament të punëve të brendshme dhe parashihet plotësimi i një pozicioni të ri pune - Shef i Departamentit të punëve të brendshme - Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 13:02, 21 janar, 2026
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Në kuadër të seancës së 81-të plenare, deputetët sot pranuan nevojën për ndryshime në Ligjin për punë të brendshme dhe Ligjin për policinë, në procedurë të shkurtuar me çka mundëson ndryshim organizativ, përkatësisht transformim të Sektorit të punëve të brendshme Shkup në Departament të punëve të brendshme dhe parashihet plotësimi i një pozicioni të ri pune - Shef i Departamentit të punëve të brendshme - Shkup.
Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për policinë, në procedurë të shkurtuar, siç shpjegohet, janë për avancimin e strukturës organizative të njësive policore, me theks të veçantë në territorin e qytetit të Shkupit, ku nevojitet efikasitet më i madh, koordinim më i mirë dhe shfrytëzim optimal i resurseve njerëzore dhe materiale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, prandaj ligji mundëson ndryshim organizativ, përkatësisht transformimin e Sektorit të punëve të brendshme Shkup në Departament të punëve të brendshme - Shkup.
"Kjo njësi organizative me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara merr një status më të lartë organizativ brenda strukturës së policisë. Përveç kësaj, propozim- ligji bën edhe një korrigjim terminologjik në lidhje me çështjet kriminalistike-teknike", thuhet në shpjegimin e Propozim- ligjit të propozuar nga një grup deputetësh.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së dhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në seancë tha se këto ligje duhet të miratohen me procedurë të rregullt, sepse po bëhet një ndryshim në strukturën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Seanca filloi me pyetje të opozitës drejtuar funksionarëve të qeverisë.
Në rend dite të seancës së 81-të janë edhe Propozimi- ligji për ndryshimin e Vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës së ekzistencës së gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim- ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për zgjidhje jashtëgjyqësore, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistemin e Vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, Propozim- ligji për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes kornizë për kredi për financim plotësues të Projektit për ndërtimin e sallave për edukatë fizike, të gjitha në lexim të dytë, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punët e brendshme dhe Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë, të dyja me procedurë të shkurtuar.
Poashtu, para deputetëve janë Plani financiar i Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve për vitin 2026, Propozim- vendimi për dhënien e pëlqimit për Propozimin e programit vjetor të punës dhe zhvillimit të Agjencisë së aviacionit civil për vitin 2026 dhe Propozim- vendimi për dhënien e pëlqimit për Propozimin e planit vjetor financiar të Agjencisë së aviacionit civil për vitin 2026.
Foto: arkivi i MIA-s