• e enjte, 16 prill 2026

Mbi 16.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kaluar përmes kufirit "Bogorodicë" dhe "Tabanoc" gjatë 24 orëve të kaluara

Mbi 16.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kaluar përmes kufirit

Shkup, 10 prill 2026 (MIA) – Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” prej dje në mesditë e deri më sot në mesditë nga vendi ynë kanë dalë 6.864 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kanë hyrë 1.394. Në periudhën e njëjtë është regjistruar hyrje në shtet e 4.753 shtetasve të huaj dhe dalje e 5.070, informojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Jashtme, pas fillimit të sotëm të zbatimit të plotë të sistemit të ri digjital të Bashkimit Evropian, EES, për hyrje dhe dalje nga zona Shengen. 

Përmes VK “Tabanoc” dje prej orës 12:00 deri sot në orën 12 është regjistruar dalje e 9.150 shtetasve të Maqedonisë, ndërsa hyrje e 3.158. Sa i përket shtetasve të huaj në periudhën e njëjtë hyrje në shtetin tonë kanë realizuar 7.360 ndërsa shtetin tonë e kanë lëshuar 5.449 persona. 

Në periudhën e njëjtë përmes VK “Dojran” kanë dalë 546 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kanë hyrë 241. Hyrje kanë realizuar edhe 1.212 shtetas të huaj, ndërsa dalje 1.114. Vendkalimin “Mexhitlia” në atë periudhë për hyrje e kanë shfrytëzuar 831 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për dalje 129. Përmes atij vendkalimi kufitar në shtet kanë hyrë 3.347 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 3.038. 

Nga VK “Dojran” thonë se dita e parë nga fillimi i sistemit të ri digjital të Bashkimit Evropian, zhvillohet pa vonesa të gjata dhe se komunikacioni zhvillohet normal edhe krahas asaj që është fundjavë e zgjatur. 

“Nuk ka rritje të veçantë të numrit të automjeteve të regjistruara, ndryshe nga ditët e tjera. Pritja është deri në pesë minuta në kufirin e Maqedonisë së Veriut, dhe 10 deri në 15 minuta në kufirin e Greqisë. Dita e parë e zbatimit të sistemit të ri po kalon pa probleme, njoftuan nga VK Dojran, prej ku thonë se situata është e njëjtë në pikën kufitare Bogorodicë në Gjevgjeli.

Me zbatimin e plotë të sistemit për hyrje në Bashkimin Evropian në kufijtë e jashtëm të BE-së vendoset mënyrë e re, e digjitalizuar e evidencës dhe kontroll i shtetasve të cilët udhëtojnë për qëndrim afatshkurtër, ndërsa janë nga shtete të cilat nuk janë anëtare të BE-së. 

Me futjen e këtij sistemi, hyrjet dhe daljet regjistrohen në mënyrë elektronike, ndërsa sistemi do të mundësojë përpunimin e të dhënave themelore biometrike (gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia), me qëllim identifikimin më të shpejtë dhe monitorimin më efikas të qëndrimit të lejuar në përputhje me rregullin "90 ditë në periudhë prej 180 ditësh", gjë që do të rriste kohën e kaluar në pikat kufitare për hyrje në BE. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR