Masë afatshkurte paraburgimi prej 48 orëve për bashkëshortin e viktimës në Karposh, dyshohet për nxitje të kryerjes së vetëvrasjes
- Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup caktoi masë afatshskurte paraburgimi prej 48 orëve kundlr Stojançe Jovanovskit, bashkëshortit të gruas 31-vjeçare, e cila së bashku me fëmijën e saj 6-vjeçar u hodh nga ballkoni në Karposh, i cili dyshohet për nxitje të kryerjes së vetëvrasjes, shkaktim të lëndimeve trupore dhe rrezikim të sigurisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:59, 3 mars, 2026
Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup caktoi masë afatshskurte paraburgimi prej 48 orëve kundlr Stojançe Jovanovskit, bashkëshortit të gruas 31-vjeçare, e cila së bashku me fëmijën e saj 6-vjeçar u hodh nga ballkoni në Karposh, i cili dyshohet për nxitje të kryerjes së vetëvrasjes, shkaktim të lëndimeve trupore dhe rrezikim të sigurisë.
Masa e paraburgimit afatshkurtë, siç theksojnë nga Prokuroria, është për sigurim të dëshsmive lidhur me dyshimet dhe për t'u kryer ekspertizat, analizat e kamerave, njoftime nga bastisjet dhe veprime të tjera.
Për persponin, siç informojnë nga Prokuroria, ekzistojnë dyshime për vepra të kryera penale - Lëndim trupor nga neni 130 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, Rrezikim i sigurisë nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 dhe Nxitje të vetëvrasjes dhe ndihmim në vetëvrasje nga neni 128 paragrafi 4 nga Kodi penal.
Foto: МIА arkivi