Makroni u bëri thirrje aleatëve të bashkohen kundër hegjemonizmit të Kinës dhe paparashikueshmërisë së SHBA-së
- Presidenti francez, Emanuel Makron sot u bëri thirrje vendeve aleate t'i bashkojnë forcat dhe të përballen me SHBA-në dhe Kinën.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:34, 3 prill, 2026
Seul, 3 prill 2026 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron sot u bëri thirrje vendeve aleate t'i bashkojnë forcat dhe të përballen me SHBA-në dhe Kinën.
"Qëllimi ynë nuk është të jemi vasalë të dy fuqive hegjemoniste. Nuk dëshirojmë të varemi nga dominimi i, të themi, Kinës, as të jemi tejet të ekspozuar të paparishueshmërisë së SHBA-së", u tha Makron studentëve në Seul, gjatë turneut nëpër Azi, ku bisedoi për sigurinë detare në ngushticën e Hormuzit dhe bashkëpunimit më të afërt me Korenë e Jugut dhe Japoninë", transmetoi Bllumberg.
Sipas tij, vendet evropiane kanë agjendë të përbashkët me vende si Japonia dhe Koreja e Jugut për çështjet siç janë e drejta ndërkombëtare, demokracia, ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale.
Ai i ceki vendet e tjera të ngjashme të lidhura: Australinë, Brazilin, Kanadanë dhe Indinë.
"Së bashku, ky koalicion mund të punojë në inteligjencën artificiale, Gjithësinë, energjinë, energjinë bërthamore, mbrojtjen, sigurinë - çfarëdo qoftë", tha presidenti francez.
Makroni paraprakisht bëri thirrje që Evropa të jetë kundërpeshë e SHBA-së dhe Kinës, ndërsa gjatë udhëtimit në Kinë në vitin 2023, ai shkaktoi pakëanqësi tek aleatët e SHBA-së në Azi dhe Evropë kur tha se BE-ja nuk duhet të jetë vazale" e SHBA-së.
Gjatë disa viteve të shkuara, duke e ndjekur traditën e vendosur nga lideri francez nga Lufta e Dytë Botërore, Sharl de Gol, Makroni vazhdimisht tentonte të gjejë një rrugë të mesme mes Kinës dhe SHBA-së, duke paralajmëruar për përçarje në rendin global, thekson kjo agjenci amerikane.
Thirrjet e makronit vijnë në kohën kur presidenti amerikan, Donald Tramp, gjithashtu, i ripërtëriu sulmet e veta ndaj NATO-s dhe aleatëve të tjerë, posaçërisht duke i kritikuar Francën dhe Korenë e Jugut se nuk po e ndihmojnë sa duhet në Iran. ab/
Foto: ЕPА