• e mërkurë, 15 prill 2026

Makroni dhe Starmeri organizojnë samit për Ngushticën e Hormuzit

Makroni dhe Starmeri organizojnë samit për Ngushticën e Hormuzit

Paris, 14 prill 2026 (MIA) – Presidenti francez dhe kryeministri britanik, Emanuel Makron dhe Kir Starmer më 17 prill do të organizojnë samit në Paris ku do të diskutohet një plan për të siguruar që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur për lundrim pas përfundimit të luftës në Lindjen e Mesme.

"Samiti do ta avancojë punën për një plan të koordinuar, të pavarur dhe shumëkombësh për të mbrojtur transportin ndërkombëtar pas përfundimit të konfliktit", ka thënë zëdhënësi i Starmerit.

Makroni më parë deklaroi se vendet pjesëmarrëse në iniciativë do të punojnë në një "mision mbrojtës të rreptë, të ndarë nga palët në konflikt" i cili "planifikohet të vendoset sapo të lejojnë rrethanat".

Në Uestminster është formuar një komitet i ri qeveritar për t'u marrë me pasojat e konfliktit me Iranin.

Komiteti për përgjigje ndaj krizave në Lindjen e Mesme sot mbajti takimin e tij të parë për të shqyrtuar situatën në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore që është jetike për dërgesat globale të naftës dhe gazit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR