Makron: Franca nuk do të marrë pjesë nmë operacionet ushtarake në Ngushticën e Hormuzit
- Presidenti francez Emanuel Makron e ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e pjesëmarrjes së forcave franceze në operacione ushtarake për të siguruar Ngushticën e Hormuzit në kontekstin aktual të bombardimeve intensive, duke theksuar se Parisi nuk është palë në këtë konflikt.
- Post By Melahat Baftija
- 20:08, 17 mars, 2026
Paris, 17 mars 2026 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron e ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e pjesëmarrjes së forcave franceze në operacione ushtarake për të siguruar Ngushticën e Hormuzit në kontekstin aktual të bombardimeve intensive, duke theksuar se Parisi nuk është palë në këtë konflikt.
Makron sqaroi se vendi i tij nuk do të përfshihet në misione për të detyruar hapjen ose çlirimin e ngushticës për sa kohë që vazhdojnë operacionet aktive ushtarake. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë që në të ardhmen, kur situata të stabilizohet, Franca të mund të marrë pjesë në shoqërimin e anijeve tregtare përmes kësaj pike strategjikisht të rëndësishme për ekonominë botërore.
Me këtë deklaratë, udhëheqësi francez i mohoi drejtpërdrejt pohimet e presidentit të SHBA-së Donald Tramp, i cili më parë sugjeroi se Parisi ishte i prirur të ndihmonte Uashingtonin në zhbllokimin e ngushticës. Tramp, në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, tregoi se në një bisedë me Makronin kishte marrë sinjale mbështetjeje, të cilat u hodhën poshtë shprehimisht nga deklarata zyrtare e sotme nga Pallati i Eliseut. mb/
Foto: MIA