• e martë, 16 dhjetor 2025

Më 15 dhjetor mbyllet thesari për pagesa buxhetore, konfirmoi kryeministri Mickoski

Më 15 dhjetor mbyllet thesari për pagesa buxhetore, konfirmoi kryeministri Mickoski

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot konfirmoi se të hënën më 15 dhjetor mbyllet thesari për pagesa buxhetore.

"Është shumë e rëndësishme të gjitha institucionet me kohë t'i dorëzojnë urdhëresat në thesar që të mundet thesari ti paguajë në kohë. Nëse dorëzohen urdhëresat më 25, 27, 28... pastaj sërish Qeveria është fajtore pse nuk i paguan në kohë. Kuptohet, do të ketë tolerancë por kjo u tha në mënyrë që institucionet të sillen me përgjegjësi dhe të mund të bëhet pagesa ndaj  kreditorëve, atë që Ministria e Financave përmes thesarit duhet ta bëjë", tha Mickoski.

Mickoski mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të sallës së re sportive shkollore në vendin e quajtur Koleshino, në komunën e Novo Sellës. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR