Lutkov: Të hënën do të merret vendimi për kontraktuesin e Sallës Universale, por do të duhet të kalojë afati ankesa
- Të hënën do të miratohet vendimi për kontraktuesin e Sallës Universale, por do të duhet të pritet afati prej tetë ditësh për ankesa, tha sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
- Post By Melahat Baftija
- 13:04, 30 janar, 2026
Shkup, 30 janar 2026 (MIA) - Të hënën do të miratohet vendimi për kontraktuesin e Sallës Universale, por do të duhet të pritet afati prej tetë ditësh për ankesa, tha sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
Siç theksoi ai, njëra procedurë ka përfunduar, ndërsa e dyta është në fazë të zhvillimit.
"Komisioni punon dhe procesi tashmë është në fazë përfundimtare. Vendimi për zgjedhje do të merret të hënën", informoi ministri, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp për Panairin e ardhshëm për turizëm që do të mbahet këtë fundjavë në Shkup.
Lidhur me vendimet për pagat në kulturë, Lutkov theksoi se ende qëndron në qëndrimin e njejtë.
"Unë personalisht nuk i marr vendimet nga gjykata e shkallës së parë, dikush tjetër ndoshta i merr ato para nesh. Më vonë do të informohem nga institucionet, kur të mbërrijnë, por e di që tre ditë më parë, një nga vendimet, i pari nga gjykata e shkallës së parë, nga Manastiri, u apelua dhe Gjykata e Apelit vendosi në favor të institucionit", tha ministri. mb/
Foto: MIA