Lista e vendeve anëtare të Bordit të paqes po përhapet, por Franca tani për tani qëndron anash
- Franca për momentin nuk do t'i bashkohet Bordit të Paqes të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, sepse statuti i tij nuk është në përputhje me rezolutat dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, njoftoi sot Ministria e Jashtme franceze.
- Post By Sara Ademi
- 19:33, 22 janar, 2026
Paris, 22 janar 2026 (MIA) - Franca për momentin nuk do t'i bashkohet Bordit të Paqes të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, sepse statuti i tij nuk është në përputhje me rezolutat dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, njoftoi sot Ministria e Jashtme franceze.
Zëdhënësi Paskal Konfavro tha se Bordi nuk korrespondon me mandatin e parë për të zgjidhur konfliktin në Gaza, i cili as nuk përmendet në dokument, dhe se disa elementë të statutit të kësaj karte janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Shtëpia e Bardhë paraprakisht kumtoi se përveç SHBA-së, në Bord marrin pjesë një numër i madh vendesh mes të cilave Bullgaria, Turqia, Arabia Saudite, Egjipti, Argjentina, Kazakistani dhe Kosova. sa/
foto: arkivi