Linjë e re ajrore Shkup - Bodrum me "Izixhet" nga vera e ardhshme
- – Kompania ajrore me buxhet të ulët “Izixhet” nga viti i ardhshëm do të realizojë fluturime sezonale nga Bodrumi deri në Shkup dhe Sarajevë, njoftoi portali “Eks ju aviejshën”.
- Post By Fitore Curri
- 10:04, 9 dhjetor, 2025
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) – Kompania ajrore me buxhet të ulët “Izixhet” nga viti i ardhshëm do të realizojë fluturime sezonale nga Bodrumi deri në Shkup dhe Sarajevë, njoftoi portali “Eks ju aviejshën”.
Linja ajrore për Shkup do të fillojë nga 2 korriku dhe do të realizohen çdo të enjte, ndërsa nga Sarajeva nga 28 qershori, gjegjësisht çdo të diele.
“Izixhet” me “Anadolluxhet” i shërbeu dy linjat ajrore në të kaluarën, deri në Shkup prej vitit 2022 deri në vitin 2024, ndërsa nga Sarajeva prej vitit 2021 deri në vitin 2014. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s