Liderët evropianë: Danimarka dhe Grenlanda duhet të vendosin për të ardhmen e tyre
- Liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Danimarkës sot lëshuan një komunikatë të përbashkët për Grenlandën, ku theksohet se territori i Arktikut i përket Danimarkës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:54, 6 janar, 2026
Paris, 6 janar 2026 (MIA) - Liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Danimarkës sot lëshuan një komunikatë të përbashkët për Grenlandën, ku theksohet se territori i Arktikut i përket Danimarkës.
"Danimarka dhe Grenlanda, dhe vetëm ato, duhet të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me ata", theksohet në komunikatën e liderëve evropianë, transmeton "Gardian".
Liderët evropianë, gjithashtu, theksuan se së bashku me aleatë të tjerë, kanë "rritur praninë, aktivitetet dhe investimet e tyre për të siguruar sigurinë në Arktik dhe për të penguar kundërshtarët”.