• e diel, 01 shkurt 2026

LAMM: Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme, rekomandohet vozitje e kujdesshme shkaku i borës

LAMM: Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme, rekomandohet vozitje e kujdesshme shkaku i borës

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Të gjitha rrugët shtetërore në vend janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Për shkak të reshjeve të borës, Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM) apelon për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" janë angazhuar plotësisht në terren, me mekanizimin dhe fuqinë punëtore të nevojshme dhe po pastrojnë vazhdimisht borën. Në koordinim me NP Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit po ndërmerren aktivitete për të siguruar qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë.

Përveç drejtimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm, LAMM rekomandon përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore, respektimin e sinjalistikës së trafikut dhe përshtatjen e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Shoferëve u këshillohet të informohen me kohë për gjendjen e rrugëve përmes qendrave informative.

Ndalesë e qarkullimit për automjete të rënda mallrash është vendosur në qafat malore Strazhë, Mavrovë - Dibër dhe Presekë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR