• e martë, 24 mars 2026

Lëvizja Demokratike me vendim historik: Një hap i madh drejt zyrtarizimit të VLEN-it si forcë e bashkuar politike!

Lëvizja Demokratike me vendim historik: Një hap i madh drejt zyrtarizimit të VLEN-it si forcë e bashkuar politike!

3 mars 2026 

Sonte, me propozim të Kryetarit Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike mbajti takim me strukturat partiake, me një pikë të vetme të rendit të ditës - zyrtarizimin e VLEN-it si forcë e bashkuar politike, thuhet në kumtesën e Lëvizjes demokratike, të cilën MIA e publikon në formë integrale.

Duke manifestuar pjekuri të lartë politike dhe duke pranuar plotësisht mesazhin e shumicës së shqiptarëve, njëzëri e autorizuam z. Mexhiti që të vazhdojë të udhëheqë procesin e transformimit të partisë sonë dhe shkrirjen e saj në VLEN si një strukturë e bashkuar, e fuqishme dhe moderne politike.

Jemi fuqishëm të bindur se po vazhdojmë të krijojmë një mundësi historike që VLEN të vazhdojë të konsolidohet dhe ta forcojë rolin e saj si përfaqësuesja kryesore e vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Ky hap konsolidon skenën politike shqiptare dhe vendos baza të forta për pjesëmarrje dhe ndikim më të madh të shqiptarëve në jetën e ardhshme politike.

Fotо: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR