Kuvendi e votoi Ligjin për kundërvajtjet, nga 1 shkurti fillon "Qyteti i sigurt"
- Kuvendi sot me 81 vota "pro" dhe 19 "kundër" dhe të abstenuar e votoi propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Me këtë hapet rruga për fillimin e sistemit për regjistrim automatik dhe sanksionim të aksidenteve "Qyteti i sigurt" nga 1 shkurti. Me kërkesë të koordinatores së "Frontit Evropian", Rina Ajdari, votimi ishte nominal, përkatësisht çdo deputet ka votuar veçmas.
- Post By Sara Ademi
- 14:34, 23 janar, 2026
Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Kuvendi sot me 81 vota "pro" dhe 19 "kundër" dhe të abstenuar e votoi propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Me këtë hapet rruga për fillimin e sistemit për regjistrim automatik dhe sanksionim të aksidenteve "Qyteti i sigurt" nga 1 shkurti. Me kërkesë të koordinatores së "Frontit Evropian", Rina Ajdari, votimi ishte nominal, përkatësisht çdo deputet ka votuar veçmas.
Për ligjin nevojitej votimi nga një shumicë prej dy të tretash.
Ligji parashikon përforcimin e sigurisë në trafik përmes vendosjes së procedurës së veçantë për kundërvajtje të konfirmuara me ndihmën e mjeteve teknike dhe pajisjeve për regjistrim. Sanksionimi i shpejtë dhe efikas i kundërvajtësve dhe shqiptimi i sanksioneve pritet të ndikojë në parandalimin e përgjithshëm në fushën e sigurisë së trafikut.
Me këtë propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje parashikohet mundësia për zbatimin e teknologjive të reja (sistem për detektim përmes mjeteve teknike dhe pajisje për regjistrim), të cilat mund të jenë mjet i mirë për detektim efikas dhe të shpejtë të shkeljeve në komunikacion dhe zbatim i procesit të sanksionimit të tyre.
Në fazën e parë sistemi do të regjistrojë shkelje si: vozitje e shpejtë, kalim në dritë të kuqe, patentë shoferi i skaduar dhe parkim i padrejtë. Në fazën e ardhshme parashikohet zgjerimi i spektrit të shkeljeve.
Kur sistemi plotësisht do të lëshohet në përdorim, pronarët e automjetit për të cilët është konfirmuar kundërvajtja do të marrin SMS porosi dhe e-postë me link për marrjen e procesverbalit me urdhëresë pagesore. Kundërvajtjet mund të paguhen në mënyrë elektronike, ndërsa gjatë pagesës në kohë nuk do të paguhen shpenzime shtesë. Për disa kundërvajtje për të cilat është shënuar edhe masa e ndalesës për drejtim me automjetin, MPB do të dorëzojë kërkesë për ngritje të procedurës te gjykata kompetente.
Në kuadër të seancës së 76-të Kuvendi e shqyrton edhe propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për çmimet shtetërore në lexim të parë.
Kuvendi sot do të mbajë edhe vazhdim të dy seancave plenare. Në kuadër të seancës së 81-të kanë mbetur propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme dhe propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për policinë, dhe të dyja me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të seancës së 20-të është propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për regjistër të veçantë për personat e dënuar me një vendim përfundimtar për vepra penale për abuzim seksual të personave të mitur dhe pedofili në lexim të parë. sa/
Foto: MIA Arkivi