• e diel, 01 shkurt 2026

Kuvendi do ta mbajë seancën e 81-të me radhë

Kuvendi do ta mbajë seancën e 81-të me radhë

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e re të 81-të plenare me 10 pika të rendit të ditës.

Deputetët do të debatojnë mbi Propozim- ligjin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës së ekzistencës së gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim- ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për zgjidhje jashtëgjyqësore, Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme, Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistemin e Vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, Propozim- ligjin për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes kornizë për kredi për financim plotësues të Projektit për ndërtimin e sallave për edukatë fizike, të gjitha në lexim të dytë, Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punët e brendshme dhe Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Poashtu, para deputetëve janë Plani financiar i Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve për vitin 2026, Propozim- vendimi për dhënien e pëlqimit për Propozimin e programit vjetor të punës dhe zhvillimit të Agjencisë së aviacionit civil për vitin 2026 dhe Propozim- vendimi për dhënien e pëlqimit për Propozimin e planit vjetor financiar të Agjencisë së aviacionit civil për vitin 2026.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR