• e diel, 01 shkurt 2026

Kushner e "ngriu" marrëveshjen për ndërtim të qendrës turistike në ishullin shqiptar të Sazanit

Kushner e

Tiranë, 6 janar 2026 (MIA) - Komania "Atlantic Incubation Partners LCC", pronë e Xhared Kushner, dhëndër i presidentit amerikan Donald Tramp, pasi që zyrtarisht kumtoi tërheqjen nga marrëveshja me Qeverinë e Serbisë për ndërtimin e hotleit luksoz në Beograd, tani e "ngriu" marrëveshjen me qeverinë shqiptare të qendrës turistike në ishullin e Sazanit.

"Në datën e njejtë, 15 dhjetor 2025, kur e kumtoi tërheqjen nga marrëveshja me Beogradin, sinjal të ngjahëm për tërheqje isshte dhënë edhe për projektin 'Qendra turistike - ishulli i Sazanit', ku investuesi Xhared Kushner i hstyu afatet për fillim të procedurave të marrëveshjes, përmes njoftimit drejtuar qeverisë shqiptare", kumtoi "Lajme javore" në shkrimin me titull "Senzacionale! Familja e Donald Trampit e 'ngriu' marrëvehjen për ishullin e Sazanit".

Sipas informatave të publikuara edhe nga mediume të tjera shqiptare, kompania e Kuhsnerit, investues i projektit në Sazan, ka vendosur ta vazhdojë afatin për realizimin e marrëveshjes për një vit, përkatësisht deri në fund të vitit 2026.

Ky njoftim i është dërguar Komitetit për investime strategjike, Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacioneve, Koorporatës shqiptare të invetimeve dhe kompanisë kontraktore "Divelopment riel estejt shtetërore sshqiptare".

"Shkaqet zyrtare përse Xhared Kushner ka vemdour ta shtyjë marrëveshjen për fillimin e procedurave për projektin në ishullin e Sazanit ende nuk dihen, por, megjithatë, ky vendim shkaktoi shqetësim në qeverinë shqiptare. hkaqet mbeten publikisht të panjohura, por ngjarjet e kohëmëparshme tregojnë e marrëveshja mjaft e disksutuar për Sazanin hyri në fazë të paqartësisë së thellë politike dhe ekonomike. Vazhdimi i afatit deir në fund të vitit 2026, mund të jetë shenjë e paralajmërimit se projekti për ishullin e Sazanit mund të anulohet në tërësi", konstatoi "Lajme javore".

Kompania planifoikonte të investojë rreth 1,4 miliardë euro për ndërtimin e kompleksit të vilave dhe hoteleve në 45 hektarë tokë në ishullin e Sazanit, që ishte bazë ushtarake në kohën e Luftës së ftohtë. Me dekret të nënhskruar në dhjetor 2024, nga presidenti Bajram Begaj, ishulli u hoq nga lista e lokacioneve për sistemim dhe trajnim të forcave të armatosura të vendit.

Kryeministri shqiptar Edi Rama atëherë deklaroi se, ishullin e Sazanit, investimi i Kushnerit, do ta bëjë "perlë të turizmit në Mesdhe". Sipas tij, ata të cilët flasin për shkatërrim të rajoneve të mbrojtura gënjejnë, sepse, siç tha ai, Sazani asnjëherë nuk ka qenë rajon i mbrojtur, përveç për ushtarët e Enver Hoxhës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR