• e martë, 24 mars 2026

Kuba bëri thirrje të mos bëhen paralele me Iranin dhe Venezuelën pas deklaratave të Trampit

Kuba bëri thirrje të mos bëhen paralele me Iranin dhe Venezuelën pas deklaratave të Trampit

Havana, 23 mars 2026 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kubës, Karlos Fernandez de Kosio, duke komentuar deklaratat e Uashingtonit për ndryshimin e pushtetit në ishull, bëri thirrje që, kur bëhet fjalë për Kubën, të mos bëhen paralele me ngjarjet në Iran dhe Venezuelë.

"Do t’i lutesha njerëzve që të mos bëjnë paralele kur flasin për Kubën. Ne kemi realitetin tonë, rrethanat tona. Dhe, siç thashë, ne nuk mendojmë se ekziston nevoja për ndonjë veprim ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Kubës dhe shpresojmë që kështu edhe do të jetë",  deklaroi Kosio në një intervistë për një televizion amerikan.

Presidenti amerikan Donald Tramp më parë deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të bëjnë "diçka" lidhur me Kubën, duke theksuar mundësinë e një "grushti armiqësor shteti" në ishull, si dhe se për të do të ishte "një nder i madh" të bënte diçka për Kubën.

Zëvendësshefi i diplomacisë së Kubës gjithashtu theksoi se, edhe pse Kuba nuk sheh kushte për konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi është i përgatitur për çdo skenar.

"Fatkeqësisht, po përpiqemi të përgatitemi për çdo rezultat të mundshëm, përfshirë edhe për ata që besojmë se nuk duhet të ndodhin", shtoi diplomati. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR