Kryqi i Kuq: Në vitin 2025 janë mbledhur 61.778 njësi gjaku, 112,3 për qind realizim i planit të planifikuar
- Falë përkushtimit të dhuruesve të gjakut dhe vullnetarëve, në vitin 2025 u realizuan 811 aksione për dhurimin e gjakut, u mblodhën 61.778 njësi gjaku, realizim prej 112,3 për qind i planit të planifikuar, kumtoi sot Kryqi i Kuq me rastin e 17 Marsit, Ditës së Themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ditës së Dhurimit të Gjakut.
- Post By Ramize Qamili
- 12:10, 17 mars, 2026
hkup, 17 mars 2026 (MIA) - Falë përkushtimit të dhuruesve të gjakut dhe vullnetarëve, në vitin 2025 u realizuan 811 aksione për dhurimin e gjakut, u mblodhën 61.778 njësi gjaku, realizim prej 112,3 për qind i planit të planifikuar, kumtoi sot Kryqi i Kuq me rastin e 17 Marsit, Ditës së Themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ditës së Dhurimit të Gjakut.
Prej atje potencuan se e njohin humanizmin, solidaritetin dhe vetëmohimin.
"Njëzet organizata komunale tejkaluan planin vjetor në vitin 2025. Pastaj, 1.028 çmime jubilare, tre punëtori për promovimin e dhurimin të gjakut dhe 36 edukime bashkëmoshatarësh në 14 organizata komunale. Le të na kujtojë kjo ditë se çdo pikë e dhuruar do të thotë më shumë jetë, shtuan nga Kryqi i Kuq në faqen e tyre në Fejsbuk.
Potencuan se nga 16 deri më 22 mars, në të gjithë vendin po organizohen aksione për dhurimin e gjakut.

"Dhurimi i gjakut është mënyra më e thjeshtë për të shpëtuar jetën e dikujt. Kontrolloni vendin dhe kohën që ju përshtatet dhe bëhuni pjesë e misionit human, potencuan nga Kryqi i Kuq. rq/
Foto: Faqja e Fejsbukut të Kryqit të Kuq në Republikën e Maqedonisë së Veriut