• e mërkurë, 17 dhjetor 2025

Kryetari i Kuvendit Gashi do të marrë pjesë në Forumin e Dohas 2025

Kryetari i Kuvendit Gashi do të marrë pjesë në Forumin e Dohas 2025

Shkup, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të marrë pjesë në Forumin e Dohas 2025, që do të mbahet nga 5 deri më 8 dhjetor 2025 në Doha, Katar.

Siç informojnë nga shërbimi për media i Kuvendit tema e forumit të këtij viti është "Drejtësia në veprim: Më shumë se një premtim i progresit".

Në margjinat e Forumit të Dohas, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të takohet me homologun e tij Hasan Bin Abdulla Al-Ganim, kryetar i Këshillit të Shurasë së Shtetit të Katarit, më pas me Sulltan Bin Saad Al Muraiki, ministër shtetëror i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, si dhe me Sheik Al Majasa Bin Hamad Bin Halifa-Al Thani, kryetare e Muzeve dhe Trashëgimisë Kulturore të Katarit. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR