• e diel, 01 shkurt 2026

Kryeministri Rama e porositi opozitën shqiptare: Shteti nuk gjunjëzohet para dhunës dhe vandalizmit

Kryeministri Rama e porositi opozitën shqiptare: Shteti nuk gjunjëzohet para dhunës dhe vandalizmit

Tiranë, 25 janar 2026 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama reagoi në rrjetin social X, pas protestës së djeshme kombëtare të opozitës, duke i dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike, duke shprehur solidaritet me policët të cilët u lënduan gjatë përleshjeve.

Rama theksoi se protesta është e drejtë demokratike, por dhuna e organizuar nuk ka kurfarë lidhje me lirinë e të shprehurit.

Shtoi se në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona.

Policët në Tiranë dha kumtesë zyrtare lidhur me arrestimet e kryera gjatë protestës dhe numrin e policëve të lë[nduar.

Sipas policisë, 18 demonstrues janë arrestuar, për 17 është inicuar procedurë penale mes tyre skertari orghanizativ i PD-së, si dhe tre deputetë për sulm dhe pengim të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

Në organizim të PD-së së Sali Berishës, opozita para qeberisë në Tiranë, mbrëmë e mbajti protestën e dytë kombëtare, të paralajmëruar si të qetë, por paas fjalimit të Berishës eskaloi me hedhje të koktejëve të molotovit dhe mjeteve piroteknike ndaj objektit të qeverisë në Tiranë. ab/

foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR