• e mërkurë, 15 prill 2026

Kryeministri Mickoski paralajmëroi masa të reja për mbrojtje të standardit të qytetarëve dhe ulje të çmimeve të derivateve të naftës

Kryeministri Mickoski paralajmëroi masa të reja për mbrojtje të standardit të qytetarëve dhe ulje të çmimeve të derivateve të naftës

Shkup, 14 prill 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski sot pret ta marrë raportin nga ana e institucioneve, i cili duhet të analizohet, ndërsa pastaj nga ana e Qeverisë do të jepen masa konkrete, me të cilat do të mbrohet standardi i qytetarëve dhe të mos rriten çmimet e produkteve ushqimore.  

“Pres që ta marr raportin dhe ta analizoj këto ditë dhe pasi ta analizojmë me shumë kujdes, do të dalim me masa të caktuara. Duam që këtë herë të jenë të mikro-targetuara. Por ajo që është e rëndësishme është se bazuar në llogaritjet tona, nuk e di nëse Komisioni Rregullator i Energjetikës ka dalë me llogaritjet e veta, benzina 95 dhe 98 oktanë duhet të lirohet për një denar e gjysmë, ndërsa dizel duhet të lirohet për dy denarë e gjysmë për litër. E para duhet të jetë 82-84 denarë, ndërsa dizel duhet të jetë 95,5 denarë, dhe kësaj duhet t'i shtohen zbritjet që ofron OKTA, dy denarë për litër për benzinë ​​dhe tre denarë për litër për naftë. Me këtë, do të jemi vend me çmimin më të ulët të naftës, derivateve të naftës, gjegjësisht naftës dhe benzinës”, tha Mickoski.

Ai theksoi se nga “LSDM-ja në vendin e gënjeshtrave” ishin akuzuar se vonohen shumë me masat. Por, përkujtoi se vendi ynë ishte i vetmi në të cilin Qeveria e uli tatimin e vlerës së shtuar bashkë me Spanjën. 

“Tani shohim se kryetarja e Komisionit Evropian këtë e flet publikisht se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet t’i ulin tatimet e vlerës së shtuar për karburantet dizel dhe benzinat sepse janë shumë të larta çmimet e këtyre produkteve. Kështu që, madje edhe këto parametra nuk i përgjigjen LSDM-së “në tokën e gënjeshtrave’”, nënvizoi Mickoski. 

Kryeministri Mickoski paralajmëroi se nuk do ta udhëheqë mbledhjen e sotme të Qeverisë, për shkak të detyrimeve të tjera. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR