Kosi: Nga vendi kandidat për anëtarësim në BE presim të sillet në mënyrë evropiane
- Kur një vend është kandidat për anëtarësim në BE, siç është Serbia, presim që të sillet në mënyrë evropiane, por dje ndryshimet e miratuara në legjislacionin gjyqësor përfaqësojnë një pengesë serioze në këtë drejtim, deklaroi sot komisarja evropiane për Zgjerim Marta Kos para fillimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të Unionit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:12, 29 janar, 2026
Bruksel, 29 janar 2026 (MIA) - Kur një vend është kandidat për anëtarësim në BE, siç është Serbia, presim që të sillet në mënyrë evropiane, por dje ndryshimet e miratuara në legjislacionin gjyqësor përfaqësojnë një pengesë serioze në këtë drejtim, deklaroi sot komisarja evropiane për Zgjerim Marta Kos para fillimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të Unionit.
"Këto amandamente u miratuan në një mënyrë shumë të shpejtë dhe jo transparente, pa asnjë konsultim", shtoi Kosi.
Sipas saj, është interesante të shihet se në kushtet kur ka një dinamikë të re në procesin e zgjerimit të BE-së dhe kur Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë me shpejtësi drejt anëtarësimit, Serbia po shkon në drejtim të kundërt.
"Vërtet nuk kuptoj pse po ndodh kjo, por kjo nuk është ajo që duam të shohim. Prandaj në të vërtetë i bëj thirrje Parlamentit serb që t'i rishikojë këto ligje sa më shpejt dhe t'i harmonizojë legjislacionin gjyqësor me standardet evropiane. Në të vërtetë ende duam që Serbia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe nuk do të ndalem së punuari për këtë", theksoi Kosi.
Foto: Arkivi i MIA-s