Koshta dhe Fon der Lajen në Indi, BE-ja dhe India para arritjes së marrëveshjes për tregti të lirë
- Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, mbërritën sot në Indi, ndërsa Bashkimi Evropian (BE) dhe Nju-Delhi kërkojnë të finalizojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë që do t'i jepte fund pothuajse dy dekadave negociatash midis dy ekonomive të mëdha.
- Post By Melahat Baftija
- 15:40, 25 janar, 2026
Nju-Delhi, 25 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, mbërritën sot në Indi, ndërsa Bashkimi Evropian (BE) dhe Nju-Delhi kërkojnë të finalizojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë që do t'i jepte fund pothuajse dy dekadave negociatash midis dy ekonomive të mëdha.
Koshta dhe Fon der Lajen janë të ftuar nderi në festimet e Ditës së Republikës të këtij viti në Nju-Delhi nesër, në vigjilje të samitit BE-Indi pasnesër, ku pritet të arrihet një marrëveshje, raporton Euroaktiv me seli në Bruksel.
Samiti, sipas një njoftimi nga Këshilli Evropian në rrjetin Iks, do të jetë një mundësi për të përmirësuar partneritetin strategjik midis BE-së dhe Indisë dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushat kryesore të politikave. mb/
Foto: MIA