Konferencë mbi ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe përshtatjen ndaj sfidave të reja
- Sot dhe nesër në Shkup po mbahet konferenca rajonale “Ura drejt së ardhmes: Internacionalizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”, nën mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, ndërsa bashkëorganizatorë janë Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (KBR) dhe Banka Botërore. Dialogu bashkon ministra, drejtues universitetesh, akademikë, studiues, hartues politikash, përfaqësues të industrisë, punëdhënës, ekspertë dhe studentë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:23, 26 mars, 2026
Shkup, 26 mars 2026 (MIA)- Sot dhe nesër në Shkup po mbahet konferenca rajonale “Ura drejt së ardhmes: Internacionalizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”, nën mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, ndërsa bashkëorganizatorë janë Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (KBR) dhe Banka Botërore. Dialogu bashkon ministra, drejtues universitetesh, akademikë, studiues, hartues politikash, përfaqësues të industrisë, punëdhënës, ekspertë dhe studentë.
Duke theksuar rëndësinë e konferencës, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, theksoi se në kushtet e ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, po rritet ndërgjegjësimi për arsimin, si investimi më i sigurt, nga i cili varet e ardhmja e ekonomive, qëndrueshmëria dhe rezistenca e tyre.
“Pa një kontribut të fortë nga komuniteti i arsimit të lartë përmes kërkimit, mësimit dhe mësimdhënies, ndikimit shoqëror, inovacioneve dhe transferit të teknologjisë, nuk mund të zgjidhen sfidat kryesore të shoqërive bashkëkohore, përfshirë ato që lidhen me qëllimet e Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm, mbijetesën e planetit tonë, çështjet e luftës dhe paqes, demokracinë dhe bashkëjetesën”, tha Janevska, duke shtuar se kyçe është internacionalizimi i arsimit të lartë.
Procesi i Bolonjës i hapi universitetet për bashkëpunim ndërkombëtar, ndërsa mobiliteti sjell njohuri të reja, përvoja dhe inovacione përmes projekteve dhe partneriteteve të përbashkëta, si dhe qasje në teknologji dhe financim. Internacionalizimi sot është një mekanizëm i domosdoshëm, që u mundëson studentëve të fitojnë aftësi digjitale dhe të gjelbra, e shtynë shtetin drejt inovacioneve dhe hapë vende të reja pune, ndërsa rajonin e bën më konkurrues në tregun evropian dhe global.

Duke folur për sfidat, ministrja Janevska përmendi mjetet e kufizuara për mobilitet, procedurat burokratike, kapacitetin institucional, si dhe përputhshmërinë me standardet evropiane.
“Si vend, në vitin e fundit dhe gjysmën e saj, kemi bërë një hap të madh përpara. I kemi rritur investimet në arsimin e lartë dhe në shkencë dhe jemi të vendosur që mjetet buxhetore për këtë qëllim të vazhdojnë të rriten edhe në vitet në vijim”, tha Janevska.
“Ikja e trurit’ ende shkakton shqetësime.
“Barriera më e madhe mbetet mundësia që mobiliteti të na privojë edhe nga tashmë i varfëruar, korpusi akademik dhe shkencor dhe që studentët më të mirë, profesorët më produktiv dhe studi-uesit më të përkushtuar do të largohen dhe nuk do të kthehen. Zotësia jonë duhet të shfaqet në sigurimin e mekanizmave për të kthyer ‘ikjen e trurit’ në “qarkullimin e trurit”, tha ministrja.
Internacionalizimi i arsimit të lartë duhet të mbetet i aksesueshëm për të gjithë, i fokusuar te cilësia dhe shkëmbimi i njohurive dhe jo i udhëhequr nga interesat financiare. Ai është një mjet për përmirësimin e arsimit të lartë dhe për bashkëpunim ndërkombëtar gjithëpërfshirës në ra-jonin e Ballkanit Perëndimor, që mundëson qarkullimin e talenteve, ndërton konkurrueshmëri dhe rritë inovacionin.
Foto: MIA