• e diel, 01 shkurt 2026

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 13 janar 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa, informon LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. 

foto: MIA arkivi

 

           

QËNDRONI TË LIDHUR