• e diel, 01 shkurt 2026

Komandanti i Gardës revolucionare iraniane e paralajmëroi SHBA-në: Jemi më tëpërgatitur se kurrë, gishtin e kemi në këmbëz

Komandanti i Gardës revolucionare iraniane e paralajmëroi SHBA-në: Jemi më tëpërgatitur se kurrë, gishtin e kemi në këmbëz

Teheran, 24 janar 2026 (MIA) - Garda revolucionare iraniane është "më e prëgatitur se kurrë dhe me gishtin në këmbë", kumtoi sot komandanti i saj, gjenerali Mohamed Pakpur, pasi që SHBA-ja kumtoi se po dërgon flotë anijesh drejt Lindjes së Afërt dhe se ushtria është e përgatitur të përgjigjet.

Platforma Nurnjus, e afërt me Këshillin suprem për siguri nacionale të Iranit, kumtoi se kanalin e vet në Telegram se komandanti i Gardës revolucionare i paralajmëroi SHBA-në dhe Izraelin "të evitojnë çfarëdo lloj vlerësimi të gabuar".

"Garda revolucionare islame dhe Irani i dashur janë më të prëgatitur se kurrë, me gishtin në këmbëz, për t'i kryer urdhrat dhe direktivat e Komandantit suprem", ceket në kumtesë.

Presidenti amerikan, Donald Tramp paraprakisht disa herë e paralajmëroi Teheranin se do ta përdorë forcën nëse vazhdon vrasja e demonstruesve paqësorë, të cilët protestojnë në tërë vendin që prej 28 dhjetorit.

Ai para dy ditëve deklaroi se SHBA-ja po zhvendpsin anije ushtarake drejt Iranit "për çdo rast", nëse vendosin të ndërmarrin aksion.

"Kemi flotë të madhe që pp shkon në atë drejtim dhe ndoshta nuk do të duhet ta përdorim", tha Tramp, ndërsa një prëfaqësues ushtarak amerikan se në Oqeanin indian ka edhe mbajtës të aeroplanëve.

Disa linja ajrore evropiane i anuluan fluturimet drejt Iranit dhe vendeve përreth, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), për shkak të tensioneve në rajon.

Edhe pse demonstratat në Iran janë qetësuar, numri i viktimave vazhdon të rritet, ndërsa agjencia amerikane e lajmeve HRANA kumtoi se numri i përgjithshëm i viktimave është 5.137, përderisa mbi 27.700 njerëz janë arrestuar. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR