Klekovski: Ligji për ndalimin e duhanit do të jetë më progresiv, por do të duhet mbështetje masive që të zbatohet
- Në Maqedoni 45 për qind e të rriturve janë duhanpirës dhe pavarësisht se sa para ndajmë për skrining, diagnostikim dhe trajtime, do të jetë një garë e pamundur, deklaroi drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësor, Sasho Klekovski, duke komentuar rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve malinje.
- Post By Fami Bajrami
- 16:58, 4 prill, 2026
Shkup, 4 prill 2026 (MIA) – Në Maqedoni 45 për qind e të rriturve janë duhanpirës dhe pavarësisht se sa para ndajmë për skrining, diagnostikim dhe trajtime, do të jetë një garë e pamundur, deklaroi drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësor, Sasho Klekovski, duke komentuar rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve malinje.
Siç tha ai, është më e lehtë të miratohet një ligj që ndalon pirjen e duhanit, por me rëndësi është zbatimi i saj, sepse tashmë kemi një ligj.
"Jo vetëm përshtatje, por kërkojmë edhe standarde më të larta në aspektin e zbatimit. Ligji që ndalon pirjen e duhanit, nëse miratohet, do të jetë më progresivi në rajon, por do të kërkojë mbështetje masive nga të gjithë për ta zbatuar të njëjtën. Në fund të fundit, ne jemi ata që duhet ta respektojmë atë ligj. Problemet janë të shtresuara dhe një kohë të gjatë sistemi ka qenë në inerci. Po e zgjidhim trajtimin e kancerit, po e zgjidhim diagnostikimin dhe kërkimet gjenetike, fokusi duhet të jetë te skriningu, por të hapim ngadalë një bisedë rreth stilit të jetës i cili, nëse përjashtojmë gjenetikën ku nuk mund të ndikohet, kontribuon në rritjen e rreziqeve", tha Klekovski në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji, ku u kumtuan rezultatet mbi rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, gjë ka të bëjë me terapinë efikase dhe buxhetit më të madh për trajtim.

Sipas Klekovskit, me rritjen e buxheteve për ASHAM-in, Fakultetin e Farmacisë dhe Mjekësisë dhe Institutin e Patologjisë, ka kapacitet të mjaftueshëm për të përshpejtuar diagnostikimin gjenetik në klinikat e Onkologjisë dhe Hematologjisë, me çka trajtimi do të fillojë më shpejt.
Drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, dr. Igor Stojkovski, në aspekt të parandalimit bëri apel për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi për shëndetin e njerëzve dhe lënien e duhanit.
"Si onkologë, gjithmonë shohim shumë shpesh faza të avancuara të sëmundjeve malinje ku simptoma fillestare neglizhohet, nga pacienti, jo nga sistemi. Ndonjëherë vetë pacientët dhe mjedisi e stigmatizojnë sëmundjen", tha Stojkovski.
Foto: arkivi i MIA-s