KE-ja shkarkoi një zyrtar të lartë për shkak të "marrjes së ryshfetit" nga Katari në shkëmbim të të dhënave të besueshme
- Kolexhi i komisarëve të BE-së solli vendim ta ndërpresë marrëveshjen për punë të këshilltarit të lartë në Drejtorinë e përgjithshme për partneritete ndërkombëtare (DG INTPA) të Komisionit Evropian, Henrik Hololej në bazë të rezultateve nga hetimi i brendshëm i lidhur me gjoja "shkeljet administrative".
- Post By Sara Ademi
- 08:19, 30 janar, 2026
Bruksel, 30 janar 2026 (MIA) - Kolexhi i komisarëve të BE-së solli vendim ta ndërpresë marrëveshjen për punë të këshilltarit të lartë në Drejtorinë e përgjithshme për partneritete ndërkombëtare (DG INTPA) të Komisionit Evropian, Henrik Hololej në bazë të rezultateve nga hetimi i brendshëm i lidhur me gjoja "shkeljet administrative".
Sipas burimeve në KE, bëhet fjalë për hetim të inicuar nga Zyra evropiane për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) në vitin 2023 në bazë të informatave se Halolej ka shkëmbyer detaje të besueshme për marrëveshje të madhe për aviacionin e Katarit, për çka si kthim ka marrë dhurata për veten dhe për njerëzit e tij të afërt.
Në rekomandim të OLAF, në vitin 2024 Komisioni ngriti hetim disiplinor kundër Halolej, i cili vitin e kaluar gjeti dëshmi për "pranim të paautorizuar të dhuratave, ndeshje të interesave dhe shkelje të parimeve të besueshmërisë".
Në kohën që ka të bëjë hetimi Halolej e ka kryer detyrën si drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së përgjithshme për mobilitet dhe transparencë të KE-së (DG MOBE).
Halolej ishte njeriu i parë DG Mobe nga tetori i vitit 2015 deri në mars të vitit 2023, ndërsa një muaj pastaj është emëruar në pozicionin e deritanishëm në DG INTPA. sa/
Foto: Fejsbuk