KE-ja nuk e pranon legjitimitetin e Dellsi Rodrigez, por do të angazhohet me autoritetet venezueliane
- Komisioni Evropian nuk ka “koment specifik” në dhënien e betimit të ish-nënpresidentes Dellsi Rodrigez si presidente e përkohshme e Venezuelës, pasi veprimi i SHBA-së fundjavën e kaluar e largoi Nikolas Maduron nga detyra dhe e çoi atë në SHBA.
- Post By Melahat Baftija
- 14:32, 6 janar, 2026
Bruksel, 6 janar 2026 (MIA) - Komisioni Evropian nuk ka “koment specifik” në dhënien e betimit të ish-nënpresidentes Dellsi Rodrigez si presidente e përkohshme e Venezuelës, pasi veprimi i SHBA-së fundjavën e kaluar e largoi Nikolas Maduron nga detyra dhe e çoi atë në SHBA.
"Autoritetet në Venezuelë e kanë marrlë mandatin e tyre në një proces zgjedhor, në të cilin vullneti i popullit për ndryshime demokratike nuk u respektua. Si më parë, megjithëse nuk e njohim legjitimitetin e Maduros, ashtu si Rodrigez, do të vazhdojmë me angazhim të synuar me autoritetet venezueliane për të mbrojtur interesat tona dhe për të respektuar parimet tona", tha zëdhënësja e KE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Anita Hiper.
Ajo shtoi se e ardhmja e Venezuelës duhet të formohet në mënyrë precize përmes një dialogu gjithëpërfshirës që çon në një tranzicion demokratik dhe përfshin të gjithë aktorët e përkushtuar ndaj demokracisë, përfshirë udhëheqësit e opozitës të zgjedhur në mënyrë demokratike. mbn/
Foto: MIA